Zbulohet trofeu i Conference League, do të transmetohet në Artmotion dhe Klan Kosova NULL NULL nga Emanuell Syla 24.05.2021 19:58 nga Emanuell Syla 24.05.2021 19:58 Krenarisht prezantoi trofeun e garës së re në UEFA, me emrin Conference League. Më pas, presidenti i shtëpisë evropiane të futbollit Alexander Čeferin, shpjegoi edhe formatin e këtij turneu. Aleksander Čeferin, president i UEFA-së “Duam t’i bëjmë garat tona më gjithëpërfshirëse – t’u japim klubeve dhe tifozëve mundësinë të ëndërrojnë dhe të garojnë për tituj evropianë. Kjo është arsyeja pse krijuam Uefa Conference League. Ne kemi 55 federata kombëtare që përbëjnë UEFA-në, dhe qëllimi është t’u japim sa më shumë mundësi klubeve të luajnë sa më gjatë në garat evropiane”. Është freskuar edhe logo e Europa League, ndërsa pjesë e kësaj familje është bërë edhe Liga e Konferencave. 184 skuadra nga 55 federata do të marrin pjesë në garën e Conference League, duke përfshirë edhe ato ekipe bashkohen këtu nga Champions dhe Evropa Ligë. Ndeshjet do të zhvillohen të enjteve mbrëma, kurse faza kualifikuese nis më 8 korrik. Čeferin deklaron se ky është motiv shtesë për skuadrat mesatare. “Kjo garë është për të gjithë. Sidomos për ato ekipe që në kushte normale, nuk kanë gjasa reale t’a fitojnë Ligën e Kampionëve apo Evropa Ligën. Kjo garë, pra Conference League, u jep mundësi të madhe shumë futbollistëve t’a përjetojnë futbollin evropian”. Finalja e kësaj gare do të zhvillohet në Stadiumin Air Albania në Tiranë më 25 maj 2022, ndërsa fituesi do të kualifikohet direkt në grupet e Evropa Ligë. Në Conference League do të luaj Drita si nën-kampione e Superligës dhe Llapi si fitues i Kupës shtetërore. Prishtina si kampione e Superligës, garon në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve. Liga e Kampionëve, Evropa Ligë dhe Conference League, për tre sezone, do të transmetohen ekskluzivisht në platrofmën Artmotion dhe disa ndeshje në televizionin Klan Kosova.