Zbulohet qyteti i nëntokësor i Hitlerit në Poloni NULL NULL 12.09.2015 19:30 12.09.2015 19:30 Adolf Hitleri kishte ndërtuar në Poloni një qytet nëntokësor me bunkerë dhe stacione hekurudhore, me qëllimin që të mbijetonte së bashku me bashkëpunëtorët e tij të afërt në rast të ndonjë sulmi bërthamor. Qyteti i ndërtuar në mënyrë sekrete është zbuluar në një lokalitet jo larg kufirit çek dhe ekzistenca e tij u bë publike për mediat një ditë më parë. Në fakt, një lajm i tillë ka habitur jo pak, pasi vjen vetëm disa ditë pas atij për gjetjen e një “mitologjik”, i ngarkuar me thesare që nazistët i kishin fshehur në të njëjtën zonë të Polonisë, në fund të Luftës II Botërore. Lajmin për ekzistencën e këtij qyteti e bëri eksperti polak, Krzysztof Szpakowski, në një konferencë të përbashkët shtypi me autoritetet e provincës Walbrzych. Qyteti në fjalë ndodhet në afërsi të Walbrzychit. Ai është konceptuar në formën e një labirinti kolosal prej rreth 200 kilometrash, i ndërtuar nga fundi i luftës me djersën e të burgosurve dhe pengjeve të luftës. Qyteti është ndërtuar poshtë vargmaleve Gory Sowie, mes Walimit dhe Gluszyces, lokalitete mes kufirit polako-çek. Projekti për të mendohet se ka lindur në vitin 1943, kur presioni i forcave aleate kundër fashizmit ishte në rritje dhe Hitleri kishte filluar të ndiente rrezikun e bombardimeve. Ideja parashikonte që në rast nevoje, Hitleri së bashku me njerëzit më të afërt të transferohej në Poloni, pranë kështjellës Ksiaz, nga ku do të fillonte edhe sistemi i galerive dhe bunkerëve, me stacion hekurudhor nëntokësor. Por punimet për këtë qytet nëntokësor u ndërprenë në vitin 1945, pak para mbërritjes së Ushtrisë së Kuqe. Dyshohet se para largimit, nazistët mund të kenë masakruar shumë prej punëtorëve hebrenj që u shfrytëzuan për të ndërtuar qytetin. /Shekulli.al