Zbulohet pllaka memoriale në nderim të dëshmorëve në Bjeshkët e Junikut NULL NULL 17.07.2026 13:51 17.07.2026 13:51 Foto: Klan Kosova Është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të dëshmorëve të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar, në zonën e Bjeshkëve të Junikut, gjatë luftës së vitit 1998-99. Ceremonia përkujtimore u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, në bashkëpunim me Grupin “Shqiponjat e Arta”. Pllaka përkujtimore u vendos në lokalitetin historik “Rrasa e Zogut”, në vendin e njohur si “Kufiri Shqiptaro-Shqiptar”, ndërsa financimi i saj është bërë nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMKMK). Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, familjarë të dëshmorëve, si dhe qytetarë, të cilët nderuan sakrificën e të rënëve për lirinë e atdheut. /Klankosova.tv