Emra: Argjentina e ka ndërtuar strategjinë e saj përreth Messit (VIDEO) NULL NULL 17.07.2026 14:34 17.07.2026 14:34 Kampionati Botëror po shkon drejt fundit. Nesër do të jetë ballafaqimi mes dy gjysmëfinalistëve Anglisë dhe Francës të cilët luajnë këtë duel për vendin e tretë, teksa të dielën do të zhvillohet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Spanjës, transmeton klankosova.tv. Gazetarja, Ulpiana Emra tha se Argjentina e ka ndërtuar lojën e saj rreth Lionel Messit. “Realisht Argjentina vet fakti që nga dita e parë që e ka ndërtuar strategjinë ka qenë pikërisht se si me shfrytëzu Messin në mënyrë maksimale dhe kjo strategji ka funksionu. Messi në vazhdimësi e ka kursyer energjinë e vet dhe e kemi parë që kur i duhet po i ndez ‘turbinat’ dhe po e bën diferencën. Kjo është përvoja, sidomos në finale përvoja është shumë e rëndësishme në zhargonin e sportistëve e themi finalet nuk duhet të luhen por të fitohen. Kjo mund të jetë problem për Spanjën që ka dominuar ka luajtur futboll të bukur, ka pasur skuadra më të vështira”, tha ajo.