Zbulohet nga çka vdiq John Mahoney NULL NULL 08.02.2018 22:18 08.02.2018 22:18 Aktori amerikan, John Mahoney, u nda nga jeta para katër ditësh. I njohur më së shumti për rolin e Martin Crane, në serialin komik “Frasier” si babai i personazhit kryesor, Mahoney mësohet të ketë vdekur nga kanceri i mushkërive dhe një sëmundje të trurit, sipas TMZ-së. Ai ishte anëtar i Steppenwolf për 39 vjet, dhe pikërisht kjo kompani e teatrove kishte njoftuar për vdekjen e tij. Për të kishte shkruar edhe Kelsey Grammer, që kishte luajtur rolin e birit të tij në serinë e famshme “Frasier”: “Ai ishte babai im. E doja”.