Zbulohet mosha e viktimës më të re dhe më të vjetër nga aksidenti në Liverpul NULL NULL 29.05.2025 14:45 29.05.2025 14:45 Viktima më e re e plagosur në aksidentin e paradës së Liverpulit të hënën është nëntë vjeç, tha policia e atjeshme, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Po ashtu bëhet e ditur se më i vjetri është 78 vjeç, ndërsa të 79 personat e plagosur mendohet se janë britanikë. Shtatë prej tyre mbeten në spital në gjendje të qëndrueshme. Policia e Merseyside nuk pranoi të thoshte se çfarë droge dyshohet të ketë marrë 53-vjeçari i arrestuar për incidentin. Qindra mijëra tifozë të Liverpulit kishin dalë për të festuar titullin e ekipit të tyre në Premier Ligë, kur një makinë u përplas me turmën në Water Street, pak pas orës 18:00.