Zbulohet laborator droge në Graçanicë NULL NULL 22.04.2026 12:35 22.04.2026 12:35 Foto ilustrim Policia në Graçanicë ka zbuluar një laborator, i cili dyshohet se është përdorur për kultivimin e bimëve narkotike. Bazuar në njoftimin zyrtar, rasti i zbuluar të martën në mbrëmje është ende nën hetime, transmeton Klankosova.tv. “Njësitë policore kanë kontrolluar një objekt të pa banuar ku kanë has në një laborator i cili dyshohet se ishte përdorur për kultivimin e bimëve narkotike. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.