Zbulohet kontrabanda me djathë në Leposaviq NULL NULL 30.03.2026 08:53 30.03.2026 08:53 Në fshatin Sharpelj të Leposaviqit, është zbuluar një tentim kontrabande me djathë. Sipas policisë, dy të dyshuar janë kontrolluar dhe të njëjtëve në automjet iu gjet sasia e mallit, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, djathi është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.