Zbulohet deklarata e Adem Jasharit kur pyetej për fotografi: Nuk jam unë për syreta NULL NULL 05.03.2025 12:56 05.03.2025 12:56 Pak kush ia dëgjonte zërin, sepse guximi dhe sakrifica e tij flisnin për të! Megjithatë, ata që patën fatin ta takonin, kujtojnë me krenari bisedat që mundën të ndanin me komandantin legjendar, Adem Jashari, transmeton klankosova.tv. Një të tillë e ka zbuluar Adnan Merovci, njëri nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili rrëfen qartë për qëndrimin e pathyeshëm të Adem Jasharit për liri. ”Nuk jam unë për syreta”, i ishte përgjigjur komandanti legjendar, Adem Jashari, me hezitim ftesës që Adnan Merovci thotë se ia bëri për një fotografi të përbashkët. ”I thashë: “Eja pranë meje, këtu e ke vendin”, sqaron tutje Merovci. Megjithatë, Merovci shprehet se pas insistimit të tij, heroi legjendar u detyrua të qëndronte afër tij. ”Me insistimin tim, bile edhe duke e tërhequr për bluzën që kishte mbi këmishën me lara, e afrova afër meje. I ndodhur në një situatë të tillë, u detyrua të rrijë afër meje edhe kur filloi konferenca me gazetarë”. Biseda i takon një momenti të 12 marsit të 1993-tës, ku atë botë, Adem Jashari do dilte në Aeroportin e Tiranës për ta pritur Adnan Merovcin, që me një delegacion po ktheheshin nga Roma, pas disa takimeve të zhvilluara atje por dhe Amerikë e disa vende tjera.