Zbulohet data se kur do të ngjitet në ring nipi i Luan Krasniqit NULL NULL 20.01.2025 18:42 20.01.2025 18:42 Boksieri Ardian Krasnqi është gati që të arrij majën në arenën e boksit profesionist. Krasniqi do të ngjitet në ring me datën 26 prill të këtij viti në Sindelfingen pranë Stuttgartit 28-vjeçari do të mbrojë për herë të parë titullin e tij WBO – një hap vendimtar drejt majave botërore. Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar menaxheri i Krasniqit, Shkodran Arifi, i cili shtoi se kundërshtari i tij do të kuptohet në ditët në vijim. Megjithatë kjo nuk e gjitha, pos Krasniqit në ring do të ngjitet edhe Eris Bajra dhe Arian Ejupi, të cilët do të tregojnë aftësitë etyre. “Siguroni biletat tuaja tani dhe bëhuni pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme plot aksion, pasion dhe boks të klasit të parë! Vendndodhja: Glaspalast, Sindelfingen Data: 26 prill 2025”, ka thënë Arifi për Klan Kosova. Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën në boksin profesionist, në kategorinë gjysmë të rëndë. Ai nga 10 meçet e zhvilluara deri më tani i ka të fituara të gjitha me nokaut. Përndryshe, meçin e nipit të Luan Krasniqit do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova.