Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulohet arsyeja pse burrat bëjnë shaka seksiste

NULL NULL
23.04.2017 22:02

Sipas një studimi të ri, ata burra që bëjnë shaka seksiste me shumë gjasë janë të pasigurt për mashkulloritetin e tyre.

Shkenca ka ardhur në këtë përfundim jo fort të befasishëm për shumë, duke dëshmuar që burrat që përdorin humor seksist dhe kundër homoseksualëve, e bëjnë këtë që ta riafirmojnë sensin e vetes, veçanërisht kur ndjejnë se mashkullorësia e tyre po kërcënohet.

Shakatë ofenduese shpesh përdoren për ta përforcuar pozitën e tyre si pjesë e një grupi të brendshëm, duke i ndarë qartazi ata që janë jashtë grupit.

Ky hulumtim u krye nga Universiteti i West Carolina-s, me 387 burra heteroseksualë të cilët  kompletuan teste online për t’i zbuluar personalitetet e tyre, qëndrimet sociale dhe nivelet e paragjykimit kundër grave dhe homoseksualëve.

lajme të ngjashme