Zbulohet agjenda e mbajtur “sekret” e vizitës së Bërnabiqit në Kosovë NULL NULL 05.09.2022 10:22 05.09.2022 10:22 Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq sot do ta vizitojë për herë të parë veriun e Kosovës. Klan Kosova ka siguruar agjendën e vizitës së saj në vendin tonë. Sipas kësaj agjenda, shefja e ekzekutivit serb është paraparë të arrijë në Mitrovicë në orën 10:10, ku do të qëndrojë në Qendrën e IT-së dhe Akademisë Shpirtërore atje. Po nga atje, ajo pritet të deklarohet për media, njofton Klankosova.tv. Nga Mitrovica, Bërnabiq në orën 12:00 shkon në Manastirin e Banjskës në Zveçan ku poashtu pritet ta ketë një adresim para qytetarëve. Vizita e shefes së Qeverisë serbe vazhdon te tri familje serbe në Leposaviq, njofton Klankosova.tv. Në ditën që Bërnabiq po qëndron në vendin tonë, në Serbi gjegjësisht në Luginë të Preshevës për vizitë kanë shkuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.