Zbulohen çmimet e fanellave të reja të Kombëtares së Kosovës NULL NULL 23.03.2021 14:58 23.03.2021 14:58 Kompania nga Zvicra “Fourteen” e cila i prodhon edhe fanellat e Kombëtarës së Kosovës i ka bërë të ditura edhe çmimet e fanellave të reja që u prezantuan sot nga Federata e Futbollit të Kosovës. Në faqen zyrtare të kësaj kompanie çmimet e fanellave shkojnë deri në 95 euro. Këto do të përdoren nga “Dardanët” gjatë kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”. Por, këto do të vishen nga futbollistët e Bernard Challandes, edhe nesër gjatë miqësores me Lituaninë, e cila do të luhet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.