Zbulimi i bustit të Qorrajt, Lushtaku: S’është e lehtë të jem këtu, kur shokët i kam në Hagë NULL NULL 26.03.2026 12:29 26.03.2026 12:29 Në 27-vjetorin e rënies heroike të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Qorraj, sot u zbulua lapidar në fshatin Pemishte të Skenderajt, në nderim të tij. Pjesëmarrës ishte i pari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili deklaroi se nuk është aspak e lehtë për të që të jetë prezent në këtë ngjarje. Kjo pasi siç tha ai, shokët e tij, bashkëluftëtarët e tij, sot qëndrojnë në paraburgim në Hagë. “Nuk është e lehtë me ardh për mu këtu sot, kur në Hagë i kam shokët e mi që janë atje padrejtësisht”, u shpreh Lushtaku.