Zarfi i zi në BBVK çmend banorët, kush e çka rrezikon (VIDEO) NULL NULL 15.01.2025 15:33 15.01.2025 15:33 Në shtëpinë më të famshme në vend, “Big Brother VIP Kosova” 3, është futur një zarf i zi, duke rritur tensionet mes banorëve. Gazetarët Redjon Shtylla dhe Miftar Zejnullahu në emisionin ‘Kosova Today” në Klan Kosova kanë komentuar se kush rrezikohet nga zarfi i zi. Sipas Shtylles “Dy personazhe që i kanë thyer më shumë rregullat janë Xuxi dhe Xheneta. Mendoj se zarfi nuk do të nxjerrë dikë direkt, por do të vendosë për një televotim kokë më kokë mes tyre”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, Zejnullahu shprehet se, “Mendoj se do të penalizohen dy banorë, sepse Xheneta dhe Xuxi e kanë merituar prej kohësh të përjashtohen”, u shpreh gazetari. Situata në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e zjarrtë, me tensione dhe debate që rriten çdo ditë. Futja e zarfit të zi ka shtuar pasigurinë mes banorëve, të cilët spekulojnë për përmbajtjen e tij dhe pasojat e mundshme. Por për të dëgjuar emisionin e plotë, ndiqeni linkun e videos në vijim: