Zambia vret dy luanë endacakë që nxitën mbylljen e shkollave NULL NULL 20.06.2024 15:06 20.06.2024 15:06 Autoritetet e Zambisë kanë vrarë dy luanë endacakë që shkaktuan frikë në rajonin perëndimor të Zambezit, duke nxitur planet për mbylljen e shkollave aty pranë. Dy luanët, që thuhet se kanë ikur nga Parku Kombëtar Kafue, vranë 16 lopë në një hark kohor prej dy javësh. Një banor i tha transmetuesit shtetëror ZNBC se disa njerëz ishin të shqetësuar për të lënë shtëpitë e tyre. Autoritetet kishin njoftuar një plan për mbylljen e disa shkollave në zonë si masë paraprake. “Ekziston një rrezik real që nxënësit mund të sulmohen gjatë rrugës për në shkollë”, citohet të ketë thënë komisioneri i qarkut, Simeon Machayi. “Për të mbrojtur jetën e njerëzve, disa shkolla do të mbyllen si masë paraprake”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.