Zake Prelvukaj: Nuk po mundem me u pajtu që jemi pa Buqen NULL NULL 27.10.2021 17:16 27.10.2021 17:16 Regjisorja e njohur kosovare, Burbuqe Berisha, sot është ndarë nga jeta në moshën 51 vjeçare në hapësirat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Për humbjen e Berishës foli edhe mikesha e saj, Zake Prelvukaj, e cila tha se kurrsesi nuk po mund të pajtohet se mikja e saj nuk është më në mesin e tyre. “Nuk po mundem me u pajtu që jemi pa Buqen. Jam mbet pa tekst, jam shoku, edhe nuk po muj me u pajtu që numri i Buqes me u fshi prej këtij telefoni”, ka shtuar mikesha e Buqes për “Ora e Pasdites” në Klan Kosova. Ajo tregoi se sot e kishin lënë të takoheshin për kafe, takim ky që s’u realizua. “Është një ditë shumë e vështirë, sot pas punës në ministri Buqen e pritshim unë me miket e mia në kafen ‘Papillon’ të vazhdojmë të kënaqemi si gjithmonë që jemi kënaq si shoqe. Jemi mbet pa tekst, jemi shoku. Buqja ka qenë shumë e omël për ne, muj me thanë se deri në frymën e fundit Buqja punoi”, ka vazhduar ajo. Prelvukaj ka thënë se regjisorja Berisha ka dhënë kontribute të mëdha në fushën e kulturës, artit dhe arsimit. “Buqja me regjinë edhe me punën e vet edhe me gjitha tjerat kontributet në kulturë e në arsim si pedagoge ajo e ka vulën e vet. Ajo e ka dëshmuar veten edhe në arenën ndërkombëtare dhe na ka lanë veprën e vet si trashëgimi kulturore ku çdo gjeneratë do të mburret me të”.