Zafir Berisha: Votimi i Speciales, tradhti ndaj shtetit NULL NULL 29.05.2015 12:27 29.05.2015 12:27 Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, mendon se nuk qëndrojnë arsyetimet e koalicionit qeverisës se seanca për Specialen është shtyrë për shkak të moskompletimit të dokumentacionit. “Arsyetimet se nuk është përkthyer ligji dhe dokumentet tjera janë – përralla”, ka thënë Berisha për Klan Kosovën. “Kjo çështje është duke u diskutuar tash e një vit. Po të mos kishe qenë gati, ai nuk do të kishte ardhur në parlament sot fare”. “Shtyrja e seancës është bërë për të fituar kohë dhe për ta shtuar presionin ndaj deputetëve, veçanërisht atyre të PDK-së që u deklaruan kundër”. Berisha po ashtu ka komentuar edhe reagimet e korit diplomatik pas vendimit të Kuvendit për shtyrje. “Me gjithë respektin për ambasadorët e vendeve mike, ata Kosovën e duan si miq, ndërsa ne e duam si vetveten”. “Unë mendoj se është tradhti ndaj shtetit të votohet diçka që heq sovranitetin e gjyqësorit të vendit”. Sipas Berishës, kërcënimet se nëse Kuvendi nuk e voton Specialen atë do ta bëjë OKB-ja janë lojëra, transmeton Klan Kosova. “Simbolikisht, kjo është sikur kur xhelati vjen të ta marrë shpirtin, të ta kërkojë paraprakisht nënshkrim. Ai gjithsesi do ta marrë shpirtin, kështu që më mirë le ta marrë shpirtin pa nënshkrimin tonë”. Deputeti Berisha komentoi edhe drejtësinë ndërkombëtare të cilën e quajti “të dështuar” për dënimet e ish ushtarëve të UÇK-së. “Prej vitit 2000, ndërkombëtarët kanë udhëhequr drejtësinë në Kosovë dhe kanë dështuar”. “Rasti i fundit, dënimi i Grupit të Drenicës, dënimi për një fantazmë, për dikë që nuk ka as emër as mbiemër, pra që nuk ka ekzistuar kurrë – është tregues i mjaftueshëm për të parë se çka mund të bëjë drejtësia ndërkombëtare”. “Sa e sa ish-ushtarë të UÇK-së janë mbajtur nëpër burgje dhe më pas janë liruar si të pafajshëm pa kurrfarë dëmshpërblimi”. Fajtor për këtë gjendje Berisha i konsideron kastat politike që e kanë drejtuar Kosovë gjithë këto vite, posaçërisht Hashim Thaçin. “Fajin kryesor për gjithë këtë e ka garnitura politike që ka udhëhequr vendin që nga paslufta – veçanërisht Hashim Thaçi, i cili e ka kthyer vendin në top futbolli në këmbën e atyre që Kosovën e shohin si leckë për një përdorim”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025