Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zaev del për herë të dytë negativ ndaj Covid-19

NULL NULL
16.04.2020 19:11

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka deklaruar se ka dalë negativ në testin e dytë për Covid-19.

Ai tha se sipas protokolleve shëndetësore, duke bërë edhe testin e dytë për koronavirus, i cili, gjithashtu si testi i parë ka dalë negativ.

Zaev ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë këto ditë dhe njëkohësisht mbështet dhe i uron shërim të shpejtë kryetarit të Komunës së Kumanovës Dimitrievski dhe të gjithë qytetarëve që janë të prekur nga koronavirusi.

Kreu i LSDM-së ka bërë thirrje edhe një herë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat.

lajme të ngjashme