Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

YouTuberi i njohur shokoi opinionin, inskenoi rrëzimin nga aeroplani (VIDEO)

NULL NULL
24.04.2022 12:12

YouTuberi, Trevor Jacob e ka inskenuar rrëzimin e tij nga aeroplani, duke pretenduar se ishte një aksident i tmerrshëm.

Ai në të vërtetë u hodh me parashutë, por këtë e bëri një vit më parë vetëm për të marrë disa miliona klikime në videon e tij.

Trevor Jacob ngarkoi atë video me të cilën pretendonte se sfidonte vdekjen nga avioni i tij përpara se ai të rrëzohej në Pyllin Kombëtar “Los Padres”, shkruan Nypost, transmeton Klankosova.tv.

Më 11 prill, agjensia FAA i tha Jacobit se ai është i ndaluar të fluturojë për shkak të operimit me avion në mënyrë të pakujdesshme dhe rrezikon jetë.

“Ju demonstruat mungesë kujdesi, gjykimi dhe përgjegjësie duke zgjedhur të hidheni nga një avion vetëm që të mund të regjistroni pamjet e rrëzimit. Veprimet tuaja skandaloze dhe të qëllimshme tregojnë se aktualisht ju mungon shkalla e kujdesit, gjykimit dhe përgjegjësisë që kërkohet nga një mbajtës i certifikatës”, thuhet në raportin e tyre.

lajme të ngjashme