Ymer Ymeri: Nëse nënshkruajnë marrëveshje do t’i zbatojnë, ndryshe greva NULL NULL 11.09.2019 18:46 11.09.2019 18:46 Ymer Ymeri nga Sindikata për Arsim ka thënë se rreth 90% të marrëveshjes që kishin nënshkruar me PAN-in është realizuar. Ai gjithashtu tregoi se a kishin kërkuar nga anëtarësia që ta mbështesnin koalicionin në fjalë. “Në marrëveshjen e kaluar i kemi vendosur pikat ku kemi kërkuar nga koalicioni, nëse i fiton zgjedhjet, që të përmbushen. Ne i kemi vendosur kushtet dhe e kemi njoftuar anëtarësinë, si dhe kemi këmbëngul në realizimin e tyre”. “Nuk kemi sugjeruar ‘votojeni këtë ose mos e votoni’, vetëm e kemi publikuar marrëveshjen” . Ymeri u shpreh optimist në rast të realizimit të ndonjë marrëveshje me ndonjë koalicion apo subjekt politik, që do të pritet mirë nga anëtarësia. “Me këdo që bëjmë marrëveshje do t’i zbatojnë, përndryshe do t’i presin grevat edhe format tjera sindikale që janë të lejuara”. “Ne PAN-in nuk e kemi detyruar me zor të nënshkruajë marrëveshje dhe kur disa pika të marrëveshjes nuk janë zbatuar janë përballur me greva”. “Nëse e nënshkruajmë tani ndonjë marrëveshje, normalisht që kemi me i bo thirrje anëtarësisë për nënshkrim”. Ymeri në Magazina Zgjedhore gjithashtu ka përmendur edhe disa sindikata botërore, nga të cilat tha se kanë marrë shembuj, kur kanë mbështetur kandidatë në gara politike për programet që kanë konsideruar se janë të mira për arsim. Megjithatë ai tha se aktualisht nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje. “Momentalisht nuk kemi ndonjë marrëveshje, por jemi në konsultime. Do t’i vendosim disa pika dhe kërkesa duke u nisur nga fillimi i zbatimit të ligjeve të sigurimeve shëndetësor në gjashtëmujorin e parë, tek Ligji i Punës të merren parasysh kërkesat e Sindikatës së Arsimit, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive… . Do të thotë jemi në përgatitje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025