Ylli shpallet kampion NULL NULL 11.05.2021 22:12 11.05.2021 22:12 Ylli pasi mundi Pejën në “Karagaq” me rezultat 67:70, është shpallur kampion Kosove në Supërligën e Basketbollit. Është hera e parë në historinë e klubit suharekas që shpallet kampion në nivel vendi. Peja e startoi mirë pjesën e parë, por si në ndeshjen e kaluar në Suharekë, u treguan me të dobët në pjesën e dytë. Prezenca e AJ Walton, u dallua te loja e Pejës, por mbrojta e mirë e therandasve dhe gabimet e pejanëve, ia mundësuan Yllit fitoren. Më së shumti pikë në ndeshje kishte Dardan Berisha me 21 pikë, mirëpo loja e shkëlqyer e Erjon Kastrati dhe Elyjah Clark ia mundësuan Yllit ngritjen e titullit kampion. Çereku i katërt ishte më interesanti kur pasimet efikase të Yllit e ndihmuan t’a shkëpus rezultatin nga Peja. Megjithatë Dardan Berisha dhe Beq Kovaqi ishin të saktë për tre pikë në minutat e fundit të çerekut të katërt, për ta barazuar rezultatin. Por në fund fal gjuajtjeve të lira, Ylli kaloi në epërsi, pasi që Walton nuk ishte i saktë për t’a afruar rezultatin në aksionin vendimtar për Pejën. Vendimtarët e Yllit përfunduan lojën me 19 pikë 3 kërcime e 5 asistime për Elyjah Clark, dhe 16 pikë e 4 asistime për Erjon Kastrati. Ky është titulli i parë i Yllit në Supërligën e Kosovës në Basketboll. Këto janë aksionet kryesore të lojës: