Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli po e dominon Vëllaznimin, epërsi e thellë e suharekasëve në pjesën e parë

NULL NULL
02.04.2025 19:46

Forma fantastike e Golden Eagle Ylllit po vazhdon!

Suharekasit po udhëheqin bindshëm ndaj Vëllaznimit, pas dy çerekëve të parë, duke shkuar në pushim me rezultat 52-33, raporton Klankosova.tv.

24-11 u mbyll perioda e parë, kurse edhe e dyta i takoi “Xhebrailave”, 28-22.

Jalen Nesbitt është basketbollisti më i miri i pjesës së parë, e 13 pikë, 7 kërcime e 5 asistime.

Aktualisht të dyja këto skuadra kanë nga 13 fitore dhe po aq humbje, duke grumbulluar nga 39 pikë.

Kush pëson sonte, do t’i humb gjasat për pozitën e katërt në tabelë, të cilën pos këtyre dy ekipeve, e synon edhe Peja, e cila për momentin është më e mirë se të dyjat, për një pikë dallim, njofton Klankosova.tv.

Ylli – Vëllaznimi po transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!

Komentator, Agon Fehmiu!

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe Kujtesa!
lajme të ngjashme