Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli pëson në shtëpi nga Prishtina

NULL NULL
19.01.2025 20:13

Prishtina e ka mposhtur si mysafire Yllin në Suharekë.

Skuadra nga kryeqyteti fitoi në palestrën “13 qershori” me rezultat 69:76, në kuadër të javës së 17-të.

Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi deri në fund.

Në çerekun e parë epërsinë më të lartë e kishin mysafirët, gjashtë pikë, 5:11, por përfundoi 17:17.

Kurse në periudhën e dytë ishin suharekasit ata që kishin gjashtë pikë epërsi 26:20, por më pas u zhvillua lojë e barabartë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsinë, duke përfunduar 26:26, për të shkuar në pushim me shifrat 43:43.

Perioda e tretë ishte e ngjashme me atë të parën, 17:17, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 60:60.

Tre minuta nga fundi, rezultati ishte 69:69, por bardhekaltrit me shtatë pikë radhazi arritën të fitojnë 69:76.

Te vendasit, Jan Palokaj shënoi 19 pikë, ndërsa te mysafirët Donte Clark kishte 20 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Golden Eagle Ylli pas 17 xhiros ka shtatë fitore e dhjetë humbje, ndërsa Sigal Prishtina nëntë fitore e tetë humbje

lajme të ngjashme