Ylli ia zdrit Trepçës, ia prish serinë prej 20 fitoreve rresht NULL NULL 04.04.2024 22:06 04.04.2024 22:06 Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës, me rezultat 81-79, duke ia prishur serinë prej 20 ndeshjeve fitore rresht. Çereku i parë nisi ngushtë me suharekasit që fituan për një pikë 19-18. Në periodën e dytë, mitrovicasit u kthyen në lojë duke fituar me shifrat 23-20. Megjithatë, çereku i fundit ishte përcaktues në fitoren e Yllit, të cilin e fituan me shifrat 20-15. Pavarësisht që periudha e fundit u mbyll me rezultat të barabartë 22-23, ndeshje në fund u mbyll në të mirë të Yllit, për rezultatin final 81-79. Më i dalluari në fitoren e Yllit ishte Alonzo Verge Jr, me 35 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.