Ylli i “papritur” i Premier Ligës shpërblehet nga të gjitha anët NULL NULL 13.02.2026 13:19 13.02.2026 13:19 Igor Thiago ka nënshkruar kontratë të re me Brentfordin deri në qershor 2031. Braziliani është shpërblyer me rritje të pagës pas performancave fantastike. Ylli i ri i klubit ka arritur t’i shënojë 17 gola, duke u renditur menjëherë pas Erling Haalandit të Manchester Cityt. Ai madje është shpallur Lojtari i Muajit për janar pasi pesë nga këta gola në Premier Ligë i ka shënuar gjatë muajit të shkuar.