Ylli i NBA thotë se ka frikë që mund të vritet pasi ka folur kundër Erdoganit NULL NULL 07.01.2019 09:07 07.01.2019 09:07 Ylli i NBA, Enes Kanter ka thënë se nuk do të udhëtojë për në Londër javën që vjen. Ai ka thënë se do të qëndrojë në SHBA – pasi që ka frikë se mund të vritet në Britani të Madhe. 26 vjeçari i New York Knicks ka treguar për Radio 1 Newbeat se pse ka anuluar paraqitjen në o2 Arsena më 17 janar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. “Qeveria turke është e obsesionuar pas meje”, ka thënë ai përmes telefonit nga New York. “Kam folur kundër Presidentit Erdogan, prandaj nuk ndjehem i sigurt”, ka thënë turku. “Është pikëlluese sepse doja të shkoja në Londër, por nuk mund të rrezikojë. Siç qëndrojnë gjërat ekipi i Kanter do të udhëtojë për të zhvilluar ndeshjen e rregullt të sezonit kundër Washington Wizards, pa të.