Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suçiq rrëfen bisedën me Ronaldon pas humbjes

NULL NULL
03.07.2026 12:24

Mesfushori kroat Petar Suçiq ishte i dëshpëruar pas humbjes 2:1 ndaj Portugalisë në raundin e 16-të të Kupës së Botës, duke thënë se Kroacia meritonte të paktën kohën shtesë.

“Luajtëm shumë mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Jam bosh, por krenar për ekipin. Tre gola na u anuluan dhe do të doja një shpjegim për ato vendime. Mendoj se meritonim më shumë”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv

Suçiq zbuloi edhe bisedën me Cristiano Ronaldon pas ndeshjes.

“Isha shumë i tronditur. Ronaldo më tha se ky është futbolli, se gjithmonë ka momente të vështira dhe më inkurajoi të vazhdoj, duke më thënë se jam lojtar i shkëlqyer dhe se gjërat do të bëhen më mirë në të ardhmen”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme