Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli i Hollivudit flet për vdekjen e gruas dhe vajzës nga kanceri

NULL NULL
06.04.2017 19:34

Aktori i famshëm hollivudian ka folur për humbjen e gruas dhe vajzës së tij nga kanceri.

Ylli i famshëm për rolin e tij si agjenti James Bond e kishte humbur gruan e tij, Cassandra, nga kanceri i vezoreve më 1991, ndërsa e bija i kishte vdekur më 2013, shkruan NME, transmeton Klan Kosova.

Ai tha për Esquire se “nuk e shikon gotën si gjysmë të mbushur” duke thënë se s’është edhe aq optimist.

“Qeni i zi dhe i errët irlandez ulet pranë meje kohë pas kohë”, shtoi ai.

Ndër të tjera, në intervistën e tij të fundit, ai tha se dëshrion që Daniel Craig të vazhdojë ta luajë agjentin James Bond.

lajme të ngjashme