Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues i Dubravës, i dyshuar për marrje ryshfeti

NULL NULL
14.07.2026 18:01
Foto ilustruese e gjeneruar me IA

Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), ka marrë vendim për të pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës zyrtarin korrektues D. Q, i angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

ShKK thotë se vendimi është marrë pas inicimit të procedurës disiplinore për “dyshim për shkelje të rëndë disiplinore dhe do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër”, raporton Klankosova.tv.

Kujtojmë se të hënën (13 korrik), Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ngriti aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.Q., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, D.Q., në cilësinë e personit zyrtar, dyshohet se gjatë periudhës qershor-gusht 2025, në tri raste të ndara, ka pranuar në mënyrë të tërthortë përfitime në të holla nga një person i privuar nga liria.

“Marrje e ryshfetit”, aktakuzë për gardianin e Dubravës

lajme të ngjashme