Ylli fiton ndaj Trepçës në vazhdime NULL NULL 05.11.2023 19:18 05.11.2023 19:18 Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Trepçës në vazhdime me rezultat 71-68, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll. Ylli e nisi mirë takimin në palestrën “Minator”, duke e mbyllur çerekun e parë me shifrat 15-13. Në çerekun e dytë, suharekasit ishin edhe më të mirë duke triumfuar me rezultat 19-11. Në çerekun e tretë rikthehet Trepça duke e fituar 17-11. Edhe periudha e fundit ishte në favor të vendasve 20-16, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. Në vazhdime më të saktë ishin basketbollistët nga klubi i Suharekës 10-7, për rezultatin final 71-68. Më i dalluari te Ylli ishte Henrik Sirko, me 18 pikë, tetë kërcime dhe një asistim. Ndërkohë te Trepça më i miri ishte Mikaile Tmusiq, me 18 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim. /Klankosova.tv.