Ylli e fiton dramën në derbin “04” NULL NULL 15.12.2024 21:06 15.12.2024 21:06 Golden Eagle Ylli e ka fituar dramën në palestrën “Sezair Surroi” në Prizren, me rezultat 69-72. Përkundër se në pjesën dërmuese të ndeshjes, Bashkimi ishte në epërsi, madje edhe dyshifrore, nuk arriti të triumfojë në fund, njofton Klankosova.tv Suharekasit të udhëhequr nga Quade Green, i cili realizoi 30 pikë, 2 kërcime e po aq asistime, morën fitore në derbin “04” Quade Green, KB Ylli Çereku i parë u mbyll me rezultat 20:16 në të mirë të vendasve, kurse 10 minutëshi i dytë u takoi mysafirëve, 15:16. Me nga 20 pikë për të dyja skuadrat u mbyll fraksioni i tretë, kurse në fund ishin “Xhebrailat” ata që festuan, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 69-72, raporton Klankosova.tv. Te prizrenasit u dallua Mack Smith me 16 pikë dhe nga dy kërcime e asistime. Bashkimi mbetet i dyti në renditjen tabelare me 20 pikë, një më shumë se Ylli që pozicionohet në pozitën e tretë.