Yamal, bëhet më i riu që asiston në një ndeshje të La Ligas NULL NULL 27.08.2023 18:35 27.08.2023 18:35 Lamine Yamal ka thyer një rekord në La Liga, duke u bërë lojtari më i ri që asiston në shekullin e 21-të. Yama, këtë rekord e ka thyer në moshën 16-vjeç e 45 ditë. Rekordin më parë e mbante bashkëlojtari i tij te Barcelona, Ansu Fati me 16 e 318 ditë, me një asistim ndaj Valencias në shtator të vitit 2019. Ndërkohë, Yamal këtë asistim e bëri ndaj Villarrealit, në ndeshjen që është duke u zhvilluar sot, ku rezultati është baras 2-2. /Klankosova.tv.