Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Yamaha “frenon” rinovimin e Lorenzos

NULL NULL
08.03.2016 20:00

Lorenzo ecën me ngut, dhe jo vetëm në pistë. Ka bërë tanimë të ditur se do t’i pëlqente të firmoste rinovimin e kontratës me Yamahan para Cmimit të parë të Madh sezonal, që është në program në 20 Mars në Katar, por vetë shoqëria me qendër në Iwata, frenon. Drejtori Ekzekutiv i Yamaha-s, Lin Yarvis deklaroi se nuk dëshiron të luajë lojën për ngritjen e cmimit me kampionin e botës. Të dyja palët janë pozicionuar në llogoret përkatëse,  Yamaha pasi e di që ka motorin më të mirë në qarkullim një garanci absolute për të qenë konkurrues, ndërsa Lorenzo pasi është Kampioni i Botës në fuqi dhe është pikërisht ai që ka cuar në Iwata 3 titujt e fundit.

Me hijen e Ducatit pas shpatullave, me skuadrën italiane që e dëshiron ta bëjë të sajin pilotin nga Majorka, lëvizjet për rinovimin e Lorenzos do të jenë si në një ndeshje shahu, në të cilën ai që do të bëjë lëvizjen e parë do t’i detyrojë të tjerët t’i përshtaten. Nga kjo lojë nuk përjashtohet as Valentino Rossi, përkundrazi, edhe pse pozicionet e italianit janë më solide. Menaxheri i Yamaha-s, Lin Jarvis nga ana e tij ishte i qartë.

“E dimë se si funksionon merkato dhe cilat janë cmimet. Jemi gati t’i paguajmë pilotët tanë me cmimin e tregut, por jo të shkojmë më tej. Nuk do të luajmë lojën e ngritjes së cmimeve, nuk e pranojmë luftën e ofertave edhe pse jemi në pozicionin e favorshëm që mund t’iu afrojmë shumë pilotëve tanë. Paketa jonë është shumë kompetitive dhe nuk duhet të shpërdorojmë paratë”. /supersport.al

 

lajme të ngjashme