Xuxi surprizohet nga vajzat e tij gjatë spektaklit, lajme emocionuese dhe momente prekëse (VIDEO) NULL NULL 17.12.2024 00:29 17.12.2024 00:29 Xuxi gjatë spektaklit ‘Prime’ është surprizuar nga Vëllai i Madh. Atij i erdhi vajza e tij, Sumea, për të cilën edhe foli plot emocione në linjën e tij të jetës, transmeton Klakosova.tv. Mes lotëve e përqafimeve të ngrohta, Sumea pati fjalët më të mirë për babain, derisa edhe i dha një mesazh “mos i beso askujt”. Gjatë këtij takimi, Xuxi mori edhe lajmin e ëmbël pasi po bëhet gjysh i një mbese. E nga distanca të njëjtit i erdhi edhe një video-mesazh nga vajza e tij e madhe Kiara. E njëjta i tha që ndjehet shumë krenare për të, gjersa shprehet se mezi e pret ta takoj. Për të parë më shumë nga ky takim emocional, shiheni videon e mëposhtme: