Xhuma nën lutjen e imamit të Qabes (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 30.09.2022 20:51 nga Qendresa Sinani 30.09.2022 20:51 Në ditën e tretë të vizitës në Kosovë imami i Qabes, Abdullah Avad el-Xhuheni, ishte për faljen e xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Ky institucion fetar nuk mbahet mend të ketë pasur siguri më të madhe sesa këtë të premte, meqë objektin e tij e ruajtën policë nga të katër anët. Qytetarët ishin të emocionuar se do të faleshin bashkë me personin më të rëndësishëm të udhëheqësisë islame në botë. Pasi i kryen ritualet, hoxha që erdhi nga Meka dha këshilla që udhëzuan kosovarët në ‘rrugën e drejtë’.