Xhudo përsëri e bën Kosovën lajm kryesor në mediat botërore (FOTO) NULL NULL 15.07.2019 15:43 15.07.2019 15:43 Sporti padyshim që është një nga ambasadorët kryesor në prezantimin e shtetit në arenën ndërkombëtare. Kosova ka në radhët e veta shumë sportistë të zot, sidomos në xhudo si: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Nora Gjakova e shumë të tjerë. Falë këtij sporti vendi ynë është bërë top temë në mediat botërore. Në postimin e tij trajneri Toni Kuka e quajti këtë si motivim i së hënës. “Kosova prapë në Top Mediat Botërore! Lajme pozitive do ketë shumë e më shumë nga të rinjtë tanë që po tregojnë vlerat e virtytet tona si popull?????”. Xhudistët tanë janë në rrugë të mbarë për të siguruar normën olimpike për “Tokyo 2020”. Së fundmi në Budapest Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi morën “Medaljet e Argjendta”. Ndërkaq Akil Gjakova arriti të marrë të artën.