Xhubleta në UNESCO, etnologu: Tregon rrënjët e moçme të një etnokulture ilire (VIDEO) NULL NULL 30.11.2022 18:12 30.11.2022 18:12 Etnologu, Zymer Neziri, thotë se xhubleta që tashmë është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s është përdorur në të gjithë gadishujt ilirik. Neziri, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se xhubleta tregon rrënjët e moçme të një etnokulture ilire që është për t’u nderuar dhe krenuar, njofton Klankosova.tv. “Xhubleta tash përdorët më pak por padyshim se vazhdon të mbetët një veshje që në disa zona ende përdoret dhe mbetet veshje që e kanë pasur të parët tanë dhe dëshmon rrënjët e moçme të një etnokulture të lashtë që është për tu nderuar dhe krenuar”. “Më herët shtrirja e përdorimit të xhubletës ka qenë në të gjithë viset e gadishullit ilirik por edhe jashtë tij. Ishte veshje me përhapje shumë të gjerë ndërsa zona e fundit e alpeve shqiptare nga Rugova deri tek Malësia e Shkodrës përdorej shumë” tha Neziri.