Xhiroja e 29-të në Superligë, derbi Drita – Prishtina NULL NULL 14.04.2025 14:59 14.04.2025 14:59 Superliga e futbollit do të vazhdojë në këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 29-të. Ndeshja kryesore e javës do të jetë ajo mes Dritës dhe Prishtinës. Liderja e tabelës do ta synoj fitoren në këtë përballje pas humbjes nga Malisheva. Nga ana tjetër, kryeqytetasit e mposhtën në mesjavën e kaluar pikërisht Dritën në Kupën e Kosovës, ndërsa vazhduan më pas me një tjetër performancë spektakolare kundër Suharekës në Superligë, për ta konfirmuar këndelljen, pas ardhjes së trajnerit të rinj. Për këtë, dueli i së enjtes mes rivalëve të moçëm pritet të jetë “i zjarrtë”. Ndërkohë, Ballkani do ta ketë të obligueshme fitoren ndaj Gjilanit në shtëpi dhe të shpresojë më pas në një gabim eventual të lideres Drita, me shpresën që ta ngushtojë disavantazhin në pikë. Dukagjini do ta kërkojë këndelljen ndaj Suharekës pasi u trondit nga Ballkani, kurse Llapi e do fitoren e radhës dhe është favorit absolut ndaj Feronikelit 74 të dorëzuar. Ferizaj do të mundohet t’i sigurojë pikët e qetësisë ndaj Malishevës, e cila e ka “blinduar” tashmë pozitën e tretë. Një ndeshje do të luhet të martën, dy të mërkurën e dy të enjten.