Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhiroja e 21 e Ligue1, me ndeshje spektakolare këtë fundjavë

NULL NULL
06.02.2026 13:24

Kampionati francez po hyn në fazën më të nxehtë të sezonit. Xhiroja e 21 mund të ndryshojë pozicionet në tabelë, nga ndeshjet spektakolare që do të luhen.

Kjo xhiro nis të premten me sfidën Metz – Lille, me fillim prej 20:45, që transmetohet në Sport4. Dy skuadra që kanë nevojë për fitore, për ambiciet e tyre.

Të shtunën, me fillim prej orës 17:00, në Bollaert, Lens – Rennes takohen në Sport4, për një përballje të zjarrtë, derisa në mbrëmje me fillim prej orës 21:05, takohen Nantes – Lyon në Sport4, me verdhë e gjelbërit që kanë synim ndaljen e serisë prej 11 fitore radhazi të Lyonit.

Kjo xhiro mbyllet të dielën me ‘ajkën’, derbin ‘Le Clasique’ ku në Parkun e Princave, takohen PSG – Marseille në Sport4. /Klanskosova.tv

lajme të ngjashme