Xhirimet kushtetuese “ikën” në Shkup (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 07.09.2022 20:27 nga Flamur Gajtani 07.09.2022 20:27 Kushtetuta e Kaçanikut pasoi deklaratën e 2 korrikut të vitit 1990 dhe ishte akti më i madh i legjislaturës së fundit të kuvendit krahinor të Kosovës. Ditën e 7 shtatorit 1990, kur u mbajt mbledhja nga e cila doli akti më i lartë juridik, Fisnik Kyçyku nga Kaçaniku kishte një mision. Ai dhe familjarët bënë kopjimin e materialit të xhiruar dhe shkaku i sigurisë një kopje e çuan në Shkup. Në Maqedoni të Veriut atë e kishin pritur me emocion e ishte ruajtur me fanatizëm. Por, kjo nuk ishte detyra e vetme e bashkëkombësve në Shkup. U tubuan edhe mjetet për tërheqjen e 114 delegatëve nga vendi.