Xhevat Qorraj nderohet me çmimin “Bekim Fehmiu” NULL NULL 28.07.2015 15:40 28.07.2015 15:40 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala në një ceremoni solemne ndau sot dy çmime. Çmimi kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” i takoi aktorit Xhevat Qorraj në vlerë financiare prej 5000 euro. Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Kinematografi iu dha regjisorit Agim Sopi për filmin “Agnus Dei”, me vlerë 2500 euro. Ky i fundit nuk ishte pranishëm për ta marrë çmimin. Ndërkaq, Xhevat Qorraj tha se ky është ndër çmimet më të mira që ka marrë në jetën e tij sepse sipas tij e mban emrin e mikut të shtrenjtë të tij aktorit Bekim Fehmiut. Juria që i bëri vlerësimet për këto shpërblime ishte në përbërje të: Musa Ramadani, Lindita Zeqiraj, Bekim Lumi, Drita Krasniqi dhe Besim Rexhaj, njofton Klan Kosova