Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhemili, Arbeni e Fisniku flasin për versionin latin të këngës “Xhamadani kuq si gjaku” (VIDEO)

NULL NULL
27.02.2024 21:15
xhamadani kuq si gjaku
Xhemil Gjini, Arben Asllanaj dhe Fisnik Hoxha kanë realizuar një këngë së fundmi

Tre muzikantët Xhemil Gjini, Arben Asllanaj dhe Fisnik Hoxha kanë realizuar një këngë së fundmi.

Ata, në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova, treguan më shumë rreth këngës “Xhamadani kuq si gjaku” të cilën e kanë ripërpunuar dhe kanë shtuar frymë latine.

Xhemili tha se kjo këngë gjithmonë i ka pëlqyer. “Gjatë periudhës që jam marrë me muzikë, kam taku shumë muzikantë këngëtarë, kam pas rast që e kam dëgju këtë këngë dhe gjithmonë më ka flejt kënga, dhe është ai momenti që e kam paramendu a muj me e rikriju, por me muzicientët, shokët e mi, e kemi kriju. Pak ia kemi ndërruar ritmin, një frymë tjetër, duket interesant, kam besu që do të dalë bukur”, tha ai.

Ndërkaq Arbeni tha se Xhemili e ka vokalin shumë të mirë dhe është shumë këngëtar i mirë.

“Unë mendoj që kjo këngë do të ketë jetëgjatësi shumë të madhe se është kënga e mirë dhe normalisht që e ka zgjedh kastin e mirë”, u shpreh Arbeni.

Fisniku tregoi se si e priti idenë e Xhemilit për realizimin e kësaj kënge.

“Unë nuk kisha dyshim që nuk do të dalë bukur. Gjatë periudhës së pandemisë patëm kohë me mendu se çka do lidhim, çka me prezentu, kur erdhi Xhemili me këtë ide me atë inkorporimin e ritmeve latine. Na pëlqeu shumë sepse e bën shumë karakteristike këngën me thyerjen e ritmeve, ka qenë një projekt shumë i qëlluar”, tha Fisniku.

Treshja e performoi edhe në studio këngën e tyre, të cilën, bashkë me bisedën e plotë, mund ta dëgjoni më poshtë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.