Xhemaili: Reagimi i De Bruyne pas zëvendësimit ishte normal NULL NULL 29.09.2025 23:25 29.09.2025 23:25 Ish-mesfushori zviceran, Blerim Xhemaili, komentoi për mediat shqiptare situatën e ndodhur mes Kevin De Bruyne dhe trajnerit Antonio Conte te Napoli. Ai theksoi se zëvendësimi i mesfushorit belg në derbin Milan – Napoli ishte një vendim taktiko-strategjik dhe reagimi i tij ishte i pritshëm për një lojtar me përvojë dhe nivel të lartë, transmeton klankosova.tv. “De Bruyne? Nuk ka ndonjë keqkuptim taktikor. Është normale që një lojtar i madh të mos do të zëvendësohet, por vendimi i trajnerit është për të mirën e ekipit.” Xhemaili shtoi se lojtarët gjithmonë duan të qëndrojnë në fushë dhe të bëjnë diferencën, por duhet të respektojnë vendimet e trajnerit.