Xheloze për motrën modele, e qëllon 189 herë me thikë NULL NULL 27.09.2019 12:28 27.09.2019 12:28 Githçka i përngjan një filmi horror. Një vajzë ka vrarë motrën e saj modele duke e qëlluar rreth 200 herë me thikë, si dhe ia ka nxjerrë sytë dhe i preu veshët. Çnjerëzore. Stefania Dubrovina u godit 189 herë me thikë nga motra e saj në qytetin rus St Petersburg. Motra e saj, Elizabeta, akuzohet se qëlloi për vdekje motrën e saj 17-vjeçare për shkak të xhelozisë dhe mund të dënohet me 25 vjet burg. Ajo mohoi me forcë akuzat dhe tha se për vrasjen duket të akuzohet i dashuri i Stefanias, Alexey Fateev ,44-vjeç, në apartamentin e të cilit u gjet e vdekur adoleshentja. Por autoritetet thanë se burri ishte dëshmitar i vrasjes, por jo i dyshuar. Fateev mohoi se ka lidhje me vdekjen e Stefanias. Ai tregoi se si e gjeti trupin lakuriq të masakruar të Stefanias pasi u kthye nga dyqani ku bleu verë, shkruan mapo. Ai po ashtu rrëfeu se si arriti ta ndalojë 22-vjeçaren që donte të largohej nga vendi i ngjarjes dhe e dorëzoi në polici.