Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaxhai i 5-vjeçarit tregon se si ndodhi ngjarja tragjike mbrëmë në Pejë (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2023 14:57
Albert Ademaj
Albert Ademaj

Albert Ademaj, xhaxhai i 5-vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmë me nënën e vet në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo ngjarje tragjike.

Ai tregoi se trupin e nipit e ka gjetur gjyshi, ndërkaq të kunatës e ka gjetur ky bashkë me disa shokë tri shtëpi më larg.

“Trupin e nipit e ka gjetur babai dhe ka qenë në pyetje 20 sekonda kur ka shpërthyer nga këtu dhe ka mbushur komplet katin me ujë dhe pastaj ka shpërthyer këtej ku I kanë gjetur trupat e pajetë. Fëmijën e kemi gjetur një shtëpi  më larg, ndërkaq gruan e vëllait e kemi gjetur tri shtëpi më poshtë duke e kërkuar me shokë”, ka thënë Ademaj, njofton Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme