Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaka, Abrashi, Zhegrova, Kasami, Bunjaku dhe Isufi e sfidojnë Yong Boys

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 08.05.2021 11:07
12.05.2019; Bern; Fussball Super League - BSC Young Boys - FC Basel; Christian Fassnacht (YB) gegen Noah Okafor (Basel) (Claudio de Capitani/freshfocus)
Shqiptarët në aksion mund t’i shihni ekskluzivisht të shtunën, duke filluar nga ora 20:30 drejtpërdrejt në Art Sport 1.

Skuadra e Bazelit që ende nuk e ka siguruar vendin ne dytë për kualifikim në garat evropiane në Raiffeisen Superligën e Zvicrës, do t’i sfidojnë brenda stadiumit të saj kampionët e këtij sezoni, Young Boys.

Shqiptarët në aksion mund t’i shihni ekskluzivisht të shtunën, duke filluar nga ora 20:30 drejtpërdrejt në Art Sport 1, njofton Klan Kosova.

20:30 / YOUNG BOYS – BASEL / ART SPORT 1

Dita e shtunë në kanalet sportive të Art Motion do të mbyllet me një ndeshje shumë interesante nga liga zvicerane.

Baseli i vendit të dytë me shqiptarët Xhakën, Abrashin, Zhegrovën, Kasamin, Bunjakun e Isufin do kërkojë pikët maksimale ndaj Young Boysit që veçse janë shpallur kampion të këtij sezoni.

Duke ditur se në Zvicër janë tri vende që kualifikohen në garat evropiane, Baseli, Servette, Lugano, Luzerni e Llozana janë ende në garë për pozitat 2 dhe 3.

Baseli ka 13 fitore, 8 barazime e 11 humbje, kështu duke grumbulluar 47 pikë, ndërsa Young Boysi është në vendin e parë me 72 pikë në total.

Në ndeshjet gjatë këtij sezoni, Young Boys ka arritur të fitojë dy herë, ndërsa ndeshja e tretë ka përfunduar me barazim, 1:1.

Ky takim luhet të shtunën nga ora 20:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme