Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaferi kryeministër, Rushiti: Kjo duhet ta thyejë mitin që maqedonasit kanë shumicën (VIDEO)

NULL NULL
28.01.2024 10:18
Ish-gazetari dhe profesori universitar, Fatos Rushiti
Ish-gazetari dhe profesori universitar, Fatos Rushiti

Ish-gazetari dhe profesori universitar, Fatos Rushiti, ka thënë se vendosja e politikanit shqiptar Talat Xhaferi në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, është një moment i favorshëm për shqiptarët për ta kapitalizuar vetën.

I ftuar në studio të Klan Kosovës, ai ka thënë se kjo duhet ta thyejë mitin që maqedonasit e kanë shumicën për qeverise.

“Shqiptarët janë në një moment shumë të favorshëm për të kapitalizuar vetën si qenie njerëzore. Ndoshta edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve, mendoj se partitë politike opozitare duhet të barazojnë sepse nuk jemi pak”, është shprehur Rushiti.

“Ky post duhet ta thyejë atë mitin që maqedonasit e kanë mazhorancën”, ka shtuar analisti politik Fatos Rushiti.

lajme të ngjashme