Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaçka merr pjesë në dy samite në Bukuresht

NULL NULL
27.11.2022 22:26

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka udhëtuar sot drejt Bukureshtit ku në datat 28 deri në 30 nëntor do të mbahen dy takime të rëndësishme.

Ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve në Mynih (Munich Leaders Meeting 2022), bashkëorganizuar edhe nga Rumania këtë vit.

Ky takim i nivelit të lartë organizohet në kuadër të Konferencës së Munihut për Sigurinë (MSC), i njohur edhe si Core Group Meeting (Takimi i Grupit Bërthamë), dhe ofron një mundësi të mirë për të diskutuar mbi sfidat kryesore të sigurisë në Evropën Lindore dhe Juglindore, përfshirë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Detit të Zi, si edhe kërcënimin që paraqet Rusia për rendin ndërkombëtar, marrë parasysh mësymjen ushtarake ndaj Ukrainës.

Ndërsa të martën e të mërkurën do të mbahet në Bukuresht takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve aleate të NATO-s.

Kjo parqet një mundësi mjaft të mirë për analizimin e situatës aktuale të sigurisë, veçanërisht vijimin e luftës në Ukrainë si dhe zbatimin e vendimeve kyçe të marra nga drejtuesit e qeverive në samitin e NATO, Madrid Qershor 2022.  /tvklan.al/

lajme të ngjashme