Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xërxa: Prishtina u shndërrua në “Jerusalemin e shqiptarëve” për ndeshjen Kosovë-Turqi (VIDEO) 

NULL NULL
02.04.2026 09:05

Sociologu Genc Xërxa ka deklaruar se në ditën e ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë, Prishtina u shndërrua në një pikëtakim të shqiptarëve nga të gjitha trojet.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai tha se pritshmëritë për këtë përballje ishin shumë të mëdha, pasi besohej se Kosova do të siguronte kualifikimin dhe do të përfaqësonte shqiptarët në arenën botërore.

“Është e vërtetë që pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe Prishtina na u bë “Jerusalemi i gjithë shqiptarëve”, duke pasur individë nga të gjitha trojet, nga Çamëria, Malësia, pjesa e Iliridës, Bujanoci e Shqipëria, me mijëra qytetarë që shpresonin se Kosova do të kalojë tutje dhe do të jetë përfaqësuese e shqiptarizmit në Amerikë”, u shpreh Xërxa.

Megjithatë, Kombëtarja e Kosovës u mposht të martën nga Turqia me rezultat minimal 0-1, duke i dhënë fund shpresave për kualifikim./Klankosova.tv

lajme të ngjashme